Sapo kemi hyrë në stinën e vjeshtës, dhe me siguri një nga shqetësimet kryesore të atyre që ndjekin modën është se çfarë duhet t’i shtojnë gardërobës së tyre. Përgjigjen jua sjellim ne, pasi më poshtë keni katër sugjerimet tona lidhur me veshjet që nuk duhet të mungojnë në asnjë mënyrë gjatë këtyre muajve.
Xhaketë klasike
Një xhaketë e përshtatur në mënyrë klasike duhet të jetë në gardërobën tuaj dhe nëse nuk është, tani është koha për të marrë një për ditët e freskëta të vjeshtës. Kombinojeni me xhinset tuaja dhe një bluzë të thjeshtë klasike për të zotëruar stilin e vajzave franceze.
Gjithçka me vija
Shiritat janë një element kryesor i përhershëm e aq më tepër këtë vjeshtë që duket se do të jenë trend. Ju mund të keni një bluze me vija, apo qoftë edhe një fund të gjatë të cilin mund ta kombinoni me një bluzë të errët.
Veshje të mendafshtë
Nuk ka asgjë më elegante se një fund i mëndafshtë i shoqëruar nga një xhaketë sportive pak të gjerë. Perfeksionojeni pamjen me një çantë kashte dhe një palë sandale të viteve ’90. Sidoqoftë nëse dëshironi t’i shpenzoni në mënyrë të zgjuar paratë tuaja, investoni tek diçka e mëndafshtë.
Fustan i gjatë
Në vjeshtë, veshjet maxi do të jenë më në trend, sepse ato do të sigurojnë mbulim sapo të ulet temperatura. Mund të stiloni fustanin tuaj të gjatë me një xhaketë xhins dhe një palë çizme dhe do të dukeni thjesht perfekte./Hej.al