Magnezi është një mineral i rëndësishëm për organizmin. Ai ndihmon në mbarëvajtjen e një sërë procesesh të rëndësishme, përfshirë funksionin e muskujve dhe nervave. Ai i mban kockat të forta, zemrën të shëndetshme dhe sheqerin në gjak në nivel normal. Magnezin mund ta merrni nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve.
Sa Magnez Ju Nevojitet?
Një grua ka nevojë për 310 miligramë magnez në ditë.
Pas moshës 30 vjeçare, ajo ka nevojë për 320 mg në ditë.
Burrat mbi 31 vjeç kanë nevojë për 400 miligramë në ditë.
A Jeni Duke Marrë Mjaftueshëm Magnez?
Nivelet e ulëta të magnezit mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore siç janë diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut dhe migrena. Njerëzit që pijnë alkol ose diabetikët kanë mungesë magnezi.
A Mund Ta Teproni Me Magnezin?
Nëse keni një organizëm të shëndetshëm, teprica e magnezit të marrë nëpërmjet ushqimit del nëpërmjet urinës. Megjithatë, teprica e magnezit shkakton të përziera dhe kontraktime. Në doza të larta, ky mineral mund t’ju sëmurë.
Vlerat Shëndetësore Të Magnezit
Trupi e përdor magnezin për të formuar qeliza të reja të kockave. Magnezi mbron kockat dhe vonon shfaqjen e osteoporozës.
Inflamacioni
Inflamacioni është një reagim i sistemit imunitar ndaj një dëmi potencial në organizëm. Në një kohë afatshkurtër, ndihmon organizmin të luftojë viruset, por në një kohë afatgjatë mund të shkaktojë probleme si sëmundjet e zemrës, diabet, artrit e të tjerë. Magnezi parandalon probleme të tilla.
Magnezi mbron zemrën
Magnezi ndihmon zemrën të pompojë gjak. Nivelet e duhura të këtij minerali zbusin gjasat e çrregullimeve të rrahjeve të zemrës, sëmundjet e zemrës ose atakun në zemër. Magnezi qetëson enët e gjakut dhe mban tensionin në nivele të ulëta./Hej.al