Rita Ora, këngëtarja shqiptare që i ka bërë jehonë vendit tonë me suksesin e saj, duket se qenka fiksuar po aq sa ne me këngën ‘Mora fjalë’, më e dëgjuara dhe kënduara e ditëve të fundit, pas performancës madhështore të Shkurte Fejzës në stadiumin ‘Air Albania’.
Nën tingujt patriotikë, Ora është filmuar duke shijuar këngën shqipe. Ka qenë nëna e saj, Vera e cila përmes në postimi në ‘Instastory’, ka shpërndarë një video ku Rita shihet duke shijuar tingujt e këngës ‘Mora fjalë’.