Këngëtarja e njohur dhe e dashur nga të gjithë Era Rusi ishte e ftuar në Livingroom nga Brunilda Lahe në Vizion Plus për të treguar rreth udhëtimit të saj në vendet ekzotike përgjatë pushimeve verore.
“Udhëtimi im ishte në disa vende të Azisë, si në bankok, në Puhket, Bali dhe ajo se çfarë i bashkonte këto vende ishte natyra ekzotike dhe magjike. U përfshiva në të gjithë natyrën dhe botën e egër të atyre vende për rreth dy javë qëndrimi me pushime.
Nga i gjithë udhëtimi kam nxjerr shumë pak foto nga ajo se çfarë pash realisht atje.
Vizitova vendin e shenjtë të Tempullit të Budës ku kryheshin rite fetare dhe lutje. Po ashtu nuk lash pa shkuar në “Portën e Parajsës”, një tempull, një vend i shenjtë, i cili vizitohej nga mijëra turistë. Për të realizuar një foto atje jam zgjuar në 4:00 të mëngjesit dhe përsëri kush shkova kisha mbi 80 veta përpara meje.
Fotoja realizohej nga agjentet e turizmit atje, të cilët e modifikonin për secilin turist në mënyrë që të publikohej në rrjete ajo pamje që ata donin, ky ishte rregull i tyre.”, u shpreh këngëtarja Rusi./Hej.al