Anemia si pasojë e mungesës së hekurit në organizëm manifestohet me një sërë simptomash. Ndjesia e lodhjes pas gjumit, e të ftohtit të vazhdueshëm, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre. Njeriu mund të ketë mungesë hekuri në organizëm për shkaqe nga më të ndryshmet, ku përfshihet ushqyerja e keqe, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia. Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë. Hemoglobina transferon oksigjenin në të gjithë trupin.
Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.
Njerëzit më të rrezikuar nga mungesa e hekurit:
Gratë
Gratë janë më të rrezikuara nga mungesa e hekurit për shkak edhe të ciklit të tyre menstrual. Gratë shtatzënë nga ana tjetër kanë nevojë edhe për suplementë të hekurit.
Të Moshuarit
Me kalimin e moshës, oreksi është gjithnjë në rënie. Vaktet pakësohen dhe sasia e hekurit e marrë nga ushqimit gjithashtu.
Njerëzit që marrin medikamente
Sipas të dhënave përdorimi i medikamenteve të ndryshme shteron sasitë e hekurit në organizëm. Ilaçet për hollimin e gjakut siç është aspirina, e të tjera si këto kanë efekt negativ sa i përket sasive të hekurit.
Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të zbulohet falë analizave të gjakut. Megjithatë, janë simptomat që vërehen nga vetë pacientët që tregojnë më shumë për sëmundjen. Siç e përmendëm, lodhja edhe pas gjumit, të ftohtit të vazhdueshëm, zverdhja e duarve dhe këmbëve, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre.
Mos harroni suplementin e hekurit
Trajtimi i anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit nis me përmirësimin e regjimit ushqimor dhe vijon me marrjen e hekurit si suplement. Sa i përket suplementëve, ato mund të merren vetëm nëpërmjet mjekut.
Po ashtu merrni hekur me diçka të pasur me vitaminë C, si lëngu i portokallit, i cili mund të ndihmojë organizmin në përthithjen e hekurit.
Drasanvi Granions sjell Dransavi Mineral Iron, i cili është suplement që përmban Hekur. Ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, duke ndihmuar në reduktimin e lodhjes.
Nëse jeni duke marrë një suplement hekuri në mëngjes dhe mëngjesi juaj është i pasur me produkte të cilat përmbajnë kalcium, atëhere ai mund të pengojë aftësinë e trupit tuaj për të thithur hekurin Në rastin ideal është mirë të prisni rreth 2 orë para se të konsumoni produkte të pasura me kalcium si qumështi, djathi ose kosi. Ju gjithashtu duhet të shmangni ushqimet me shumë fibra, si drithërat integrale apo perimet e papërpunuara.
Burime të mira ushqimore të hekurit janë:
- Spinaqi,
- Agrumet,
- Boronicat,
- Gocat e detit,
- Gjalpi i kikirikut,
- Farat e kungullit,
- Fasulet dhe thjerëzat,
- Frutat e thata. /Hej.al