Frigoriferi është një nga pajisjet më të rëndësishme por edhe më të ndotura elektroshtëpiake. Ai ruan perimet dhe frutat, por nga ana tjetër mund të transformohet shumë lehtë në strehën më të madhe të baktereve dhe mikroorganizmave.
Për pastrimin e tij nuk është nevoja të përdorni substanca agresive dhe kimike.
Lexoni më poshtë për 5 solucionet natyrale që mund t’i përgatisni lehtë në shtëpi.
Soda e bukës
Soda e bukës është një nga përbërësit ideal për pastrimin dhe disinfektimin e frigoriferit. Ajo largon njollat e ushqimeve dhe neutralizon aromat e pakëndshme.
Përbërësit:
3 lugë gjelle me sodë buke
2 gota me ujë të ngrohtë
Përgatitja
Përziejeni sodën me ujin dhe prisni deri sa të shkrihet. Më pas zhysni një sfungjer në këtë solucion dhe fërkoni pjesën e brendshme dhe të jashtme të frigoriferit. Lëreni lëngun të qëndrojë për 5 minuta dhe më pas fshijeni me një leckë thithëse të pastër. Këtë solucion mund ta përdorni një herë në javë.
Lëngu i limonit
Acidet natyrale të limonit janë fantastikë për pastrimin dhe zhdukjen e baktereve dhe mbetjeve ushqimore. Frigoriferi do të jetë shumë i pastër dhe pa aroma të këqija.
Përbërësit:
Lëngu i tre limonëve
2 gota me ujë të ngrohtë
Përdorimi:
Ujin dhe lëngun futeni në një shishe spërkatëse dhe më pas spërkatni të gjithë frigoriferin me ujin me limon/Hej.al