Eva Longoria nuk njihet vetme si aktore, producente dhe regjisore. Ajo është gjithashtu e njohur për bukurinë dhe aftësinë e saj për t’u dukur e re, pavarësisht sa vitet kalojnë. Për fat të mirë, ajo vendosi të tregojë arsyen pse është në gjendje të duket gjithmonë sikur koha ka ndalur për të.
Në një intervistë, ylli i “Shtëpiakeve të Dëshpëruara” u pyet se cilat truke mund të ketë që e ndihmojnë të duket 10 vjet më e re. Ajo nuk u përmbajt dhe dha një përgjigje befasuese.
“Njerëzit mendojnë se truku për t’u dukur më e ri është grimi, por ne fakt është kujdesi për lëkurën,” tha Longoria. “Nëse nuk keni lëkurë të mirë, grimi thjesht ju bën të dukeni më të moshuar dhe shumë më keq. Kur bëhet fjalë për grimin, nuk e teproj”.
Por kjo nuk është e gjitha. Aktorja foli gjithashtu se sa thelbësore është mbrojtja e lëkurës tuaj nga dielli, duke i këshilluar njerëzit të aplikojnë fondatinën me SPF çdo ditë.
“Nëna ime ishte aq e rreptë për të vendosur krem kundër diellit,” kujton ajo. “Ajo gjithmonë thoshte, ‘lëkura për të cilën kujdesesh në të 20-at është lëkura që ke në të 40-at’.
Në një intervistë tjetër, Longoria mori kohë edhe një herë për të theksuar faktin se ajo nuk del kurrë nga shtëpia pa mbrojtje nga dielli./Hej.al