Hej.al këtë fundjavë ishte në Lin. Fshati i mrekullueshëm dhe shumë interesant, që ndodhet në një kodër të vogël buzë liqenit të Pogradecit. Nga larg të duket si një fshat i vogël, me shtëpi të vogla dhe të ndërtuara gati buzë ujit e të ngritura shkallë -shkallë mbi shpinën e kodrës. Ndërsa ecën nëpër rrugicat e vogla e të ngushta, të shtruara me gurë sheh kollaj oborret e shtëpive deri dhe rrugicat të mbulohen me hardhi rrushi.
Lini është një gadishull i vogël, por shumë piktoresk me një fshat me të njëjtin emër. Arrat dhe gështenjat gjenden në çdo portë të Linit.
Zahiret e vjeshtës e të dimrit tregëtohen në portat e vogla të këtyre shtëpive. Kunguj, speca gogozhar, speca me gjizë, gliko fiku, lëng thane, fasule, reçelra, tarhana, petka, edhe këtë dimër gratë në Lin kanë përgatitur zahiret e dimrit dhe ju presin ta vizitoni fshatin e tyre.
Gjoli dhe varkat me ngjyra po qëndrojnë në pritje të turistëve në Linin antik, prandaj shkoni në Lin, edhe në dimër! /Hej.al