Revista prestigjoze “Fortune” ka publikuar listën e 100 grave më të fuqishme në botën e biznesit për vitin 2023 dhe gjejeni pak, mes tyre ndodhet edhe një emër shqiptar: Mira Murati. 35-vjeçarja nga Vlora ka një background të pasur në fushën e teknologjisë dhe eksperiencë të vyer në kompanitë më të njohura në botë. Më parë ajo ishte zëvendëspresidente e produkteve dhe inxhinierisë për Leap Motion, ndërsa në vitin 2028 ku bashkua “OpenAI”.
Aktualisht është shefe e teknologjisë në këtë kompani që po rrezikon edhe vetë motorin më të madh të kërkimit në internet – Google. Gjithashtu ka udhëhequr edhe zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajrore. /Hej.al