Për Sarah Jessica Parker pyetjet rreth plakjes janë të ndaluara.
“Jam shumë e konfuzuar nga fakti që shumica e meshkujve në moshën time nuk pyeten kurrë për plakjen”, ka thënë ajo në një intervistë të fundit për ‘The Telegrahp’. “Ne të gjithë zgjohemi, kemi një milion gjëra që po ndodhin dhe duhet të vazhdojmë me ditët tona – thjesht nuk e kuptoj theksin që vihet te plakja.”
Parker ka provuar Sofwave (trajtim me ultratinguj për shtrëngimin e lëkurës që u bë i njohur këtë vit) dhe ka bërë piling glikolik te dermatologu, por Botox është një ‘JO’ e madhe për të.
“Unë nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë dhe nuk jam kundër që dikush të bëjë diçka. Thjesht nuk është diçka që unë zgjedh të bëj. Gjithashtu, unë jam një aktore – duhet të lëviz vetullat e mia. Duhet të ndaj emocionet dhe të komunikoj me fytyrën time, e cila, për mua, duhet të lëvizë. Gjithashtu, burri im do të thoshte: “Huh?” Kështu dua të veproj me veten, dhe absolutisht nuk do të thotë se e njëjta gjë vlen edhe për dikë tjetër. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe më pëlqen kjo tek femrat. Njerëzit duhet të zgjedhin të bëjnë atë që duan dhe të gjejnë një mënyrë që i bën të ndihen më mirë kur dalin nga dera,” pranon ylli 58-vjeçar.
Pra, për të më shumë ka rëndësi kujdesi ndaj lëkurës(skincare) se ndryshimet që mund t’i bëjë fytyrës. “Duhet të jetë i thjeshtë dhe efektiv. Skincare im përfshin: një krem me SPF, ndoshta një serum dhe një krem nate. Kjo është. Dhe akoma më mirë nëse nuk kushton shumë dollarë,“-thotë ajo.
E preferuara e saj është Roc Multi Correxion Hydrate & Plump SPF30, 28 £, e cila është mjaft e vogël për t’u futur në një çantë dore.
Parker ka një qasje të ngjashme edhe për të qenë në formë. “Kam bërë shumë balet, të cilin ende më pëlqen ta shoh, por mendoj se mënyra më e mirë për të ushtruar është ta përshtatësh atë me ditën tënde, kështu që përpiqem të eci kudo që të mundem dhe të ngjis shumë shkallët. Gjithashtu, vendi më i mirë për t’u frymëzuar nga moda është shëtitja ose transporti publik.”
Ndoshta qasja e saj e qetë ndaj kujdesit të lëkurës dhe ushtrimeve është një reflektim i edukimit të saj me shtatë vëllezërit e motrat e saj në Nelsonville, Ohio. “Ne të gjithë ndamë një tualet. Dhe nëna nuk na linte radhë,” kujton ajo. “Ajo ishte aty me derën e mbyllur pasi ishte hera e vetme që i duhej për vete. Nuk e pashë kurrë duke e larë fytyrën apo duke vënë krem. Megjithatë ajo ndikoi në zgjedhjet e mia të parfumeve. Mbaj mend që ajo ecte nëpër korridor, duke lënë një gjurmë të bukur prej liri të bardhë nga Estée Lauder. Parfumi im i parë ishte Lauder’s Aliage”./Hej.al