Çdo komb ka këshillat dhe sekretet e veta të bukurisë. Trajtimet indoneziane kanë rrënjë dhe procedura të lashta që janë përdorur për shekuj. Gratë në moshën 53-vjeçare mund të duken sikur janë 35 vjeç dhe blogerja Puspa Dewi është një shembull i mirë.
Ne e adhurojmë një mendje e trup të shëndetshëm dhe po ndajmë me ju 7 këshilla indoneziane për t’u plakur ngadalë.
1. Përdorimi i miellit të orizit
Përveç përdorimit të miellit të orizit me ujë si maska fytyre, gratë indoneziane bëjnë pastrime të veçanta për trupin e tyre. Një maskë eksfoluese bëhet me oriz të bluar, xhenxhefil, arra, rrënjë shafrani i Indisë, kanellë dhe pluhur druri sandali. Duhet t’i përzini të gjithë përbërësit bashkë. Ky scrub natyral zbut dhe pastron lëkurën, por përdoreni vetëm në trupin tuaj.
2. Parandalimi i strijave!
Balinezët përpiqen të kujdesen për trupin e tyre nga koka te këmbët. Është shumë më e lehtë të parandalosh strijat sesa të luftosh me to. Një nga ritualet më të njohura është aplikimi i maskës balineze. Kjo maskë bëhet me oriz të bluar dhe ‘kencur’, një rrënjë e ngjashme me xhenxhefilin. Këta përbërës ndihmojnë në elasticitetin e lëkurës.
3. Përdorimi i farave të papajës për lëkurën
Gratë indoneziane përdorin papaja pure me ose pa qumësht dhe e aplikojnë atë drejtpërdrejt në fytyrën e tyre për ta bërë lëkurën të shkëlqejë. Për të hequr ngjyrën e errët të flokëve dhe për të parandaluar dëmtimin e tyre, bluajnë farat e papajës dhe i përziejnë me ujë. Më pas e aplikojnë këtë pastë në flokë, presin një orë dhe e shpëlajnë.
4. Përdorimi i qumështit të dhisë për t’u larë.
Kjo është një banjë e lashtë bukurie e përdorur nga princeshat e Javës. Ndihmon në ruajtjen e lëkurës së re dhe të butë. Gratë shtuan qumësht dhie në vaskë dhe ndenjën në të për 30 minuta dhe pastaj e shpërlajnë.
5. lani flokër me maskë me avokado!
Fillimisht, aplikoni një maskë flokësh me avokado, më pas futini në avull. Bëjini një masazh të lehtë lëkurës së kokës, qafës dhe shpatullave. Procedura përfundon me larje dhe tharje flokësh. Ky nuk është thjesht një trajtim relaksues, por i ndihmon flokët të jenë të fortë e të shëndetshëm dhe i mbron nga efektet e këqija të kimikateve.
6. Bëni masazh dy herë në javë
Masazhi për indonezianët është thelbësor për shëndetin dhe rininë. Themeluesja e labelit të modës Nonita Respati thotë se ka edhe regjimin e saj të bukurisë. Përveç manikyrëve dhe pedikyrëve, ajo bën maska javore për fytyrën, trajtime flokësh dhe masazh dy herë në javë.
7. Rrezatim i lumturisë!
Një nga blogeret më të njohura në Indonezi, e cila duket si 35 vjeçe kur është 53, zbuloi sekretin e saj të rinisë. Sa më shumë rritet, aq më e lumtur është. Lumturia ndihmon në ruajtjen e bukurisë së brendshme dhe të jashtme. Buzëqeshni më shumë dhe dashuroni veten!/Hej.al