Hailey Bieber ka një përgjigje me shumë stil për talljet dhe etiketimet online si një “mean girl”, në kuptimin e një vajze të pasjellshme. Ajo u cilësua gjerësisht si “mean girl”, veçanërisht pas dramës online me ish-in e Justin Bieber, Selena Gomez.
Kështu, Hailey vendosi që për Halloween të vishej si “reputacioni” i krijuar online dhe me thënë të drejtën, ka bërë një lëvizje ikonike. Njerëzit e pëlqyen shumë idenë e saj dhe e komentuan. “Nuk më intereson nëse e ke qejf apo e urren, ky kostum është ikonik”; “Ohhh, lëvizje shumë e fuqishme”, shkruan ndjekësit e saj.
“Sjellje mbretëreshe”, shkroi dikush tjetër. “Po tallet me ata që e urrejnë”. Dikush tjetër mendon se Hailey pati shansin të bënte gjënë më gallatë në botë dhe e bëri”, thanë disa të tjerë.
Prej vitesh tanimë, fansat e Selena Gomez e ofendojnë Hailey-n, për shkak të raportit që këngëtarja ka pasur me Justin Bieber. Sel dhe Justin kanë qenë të lidhur ‘on & off’ për 8 vite, para se të ndaheshin përfundimisht në shtator të vitit 2018. Disa muaj më vonë, Hailey dhe Justin u martuan dhe fansat e Sel pretenduan se Hailey “e vodhi” Justin nga këngëtarja. E dimë që mund të duket pak pa sens, por kjo është historia.