Siguria e hotelit është prioritet i të gjithë turistëve sa i përket sigurisë së gjërave të tyre.
Në dhoma të hotelit shpeshherë gjenden edhe kasaforta të cilat shërbejnë si vend i mirë për t’i vendosur gjërat e vlefshme dhe të shtrenjta. Por sipas ekspertes së fushës së shërbimit dhe hotelerisë Gladiola Dona, ekziston dhe një detaj tjetër me shumë rëndësi për klientët e një hoteli. Pastërtia!
Sipas saj pastërtia është gjëja e parë që duhet të shohim në një dhomë hoteli ku zgjedhim të kalojmë një apo më shumë netë qëndrimi.
“Kur zbuloj krevatin shikoj se nuk ka një mbrojtëse dysheku. Dysheku të jep ndjesinë që është shumë i përdorur dhe i papastër. Po ashtu po të futesh më tej në dhomë gjen vende që lecka e pastrueses nuk ka shkuar. Këto vende kryesisht janë kordoni i tharëses së flokëve dhe korniza e ekranit të televizorit.”, shprehet ajo në një nga videot e saj gjatë qëndrimit në një hotel në Milano./Hej.al