Papa foli për luftën, por edhe për tema më soft siç është futbolli.
Po, edhe Papa shikon futboll dhe madje ka të preferuarit e tij.
Kur u pyet mes Maradonës dhe Messit ai u përgjigj: “Unë do të them një të tretë. Pelé. Maradona si lojtar ishte një lojtar i madh.
Por si njeri ai dështoi. Rrëshqiti pikërisht nga ata që e lavdëruan dhe nuk e ndihmuan. Më gjeti mua në vitin e parë të pontifikatit tim dhe pastaj i gjori kishte fundin e tij. Dhe kurioz jam pse shumë sportistë përfundojnë keq. Gjithashtu ata të boksit. Messi është shumë korrekt. Ai është një zotëri. Por për mua nga këta të tre, në krye është Pelé. Njeri me zemër të madhe”, tha Papa.
Ai shtoi, “Unë kam folur me Pele. Një herë e takova në një avion kur isha në Buenos Aires, biseduam. Me një njerëzillëk madhështor. Të tre janë të mrekullueshëm. Secili me specialitetin e vet. Messi është i mirë për momentin. Dhe Pelé ishte i mirë”./Hej.al