Artistja Monika Lubonja ishte sot e ftuar në emisionin Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus. Aktorja u shpreh se e shijon plotësisht jetën e saj dhe se ka një marrëdhënie të ngushtë me vajzën e saj megjithëse jeton larg.
“Kam pasur një moment dobësie një ditë, isha tek Liqeni dhe aty u ndala dhe po recitoja një poezinë time. Tean e kisha larg. Ndonjëherë edhe pse ti u reziston paragjykimeve, sërish ato të prekin në disa raste. Por ajo që nuk ndodh është që nuk duhet të të mposhtin. Nuk duhet t’i lejosh të të mposhtin.
Tean e kam largë por komunikimi me të nuk më mungon. E kam provuar të shkoj në Gjermani, atje ku ajo jeton, por nuk është vendi im. Nuk kam miqtë e mi, rrugët që eci çdo ditë, është një vend tjetër që nuk e ndjej se më përket. Këtu unë ndihem vetja.
Jeta duhet jetuar dhe mosha nuk ndikon. Mosha është sjo që ndjen në shpirt.”, u shpreh aktorja Lubonja./Hej.al