Një grumbull pecetash tek dera e makinës, shishe uji bosh, kartoni i kafesë që e keni marrë në dorë për ta pirë rrugës për në punë ose në ndonjë takim…Për shumëkënd, makina shihet si një zgjatim i shtëpisë, e në fakt nuk duhet të jetë kështu sipas organizatorëve profesionistë.
Mbajtja e artikujve të caktuar në makinë për lehtësi është diçka e shpejtë dhe praktike, por kjo mund të krijojë shpesh rrëmujë, aromë të keqe apo edhe luhatje të temperaturës.
Ekspertët vlerësojnë nëntë gjërat që nuk duhet t’i mbani në makinë dhe ja pse:
-Kuponë dhe fatura
Grumbuj kuponësh dhe faturash të paguara? Hiqni qafe gjithë letrat e tepërta dhe makina juaj do të duket më e pastër se asnjëherë.
-Shishe uji plastike
Mos e zini hapësirën e makinës me gjëra të pavlefshme! Shishe uji plastike që rrotullohen nëpër dyshemenë e makinës, për çfarë ju duhen? Sigurohuni që t’i merrni ndërsa dilni nga makina dhe t’i hidhni në koshin më të afërt.
-Grumbuj monedhash
Monedha që ju kanë mbetur si kusur nga blerje të ndryshme? A e dini çfarë ka në to? Tonelata me baktere.
-Produkte kozmetike dhe të lëngshme
Dëshira juaj për duar dhe buzë të buta, nuk do të thotë që ju duhet t’i mbani produktet e lëngshme në makinë. Temperaturat e larta mund të bëjnë që produkti të shpërbëhet ose të humbasë funksionin e tij.
-Pajisjet për ekskursione apo aventura
Nuk mendojmë që jeta juaj është një aventurë, sa për shembull rrugës nga puna për në shtëpi ju të ngrini një tendë dhe të vendosni të flini aty? Gjërat e panevojshme, pajisje, mjete për fundjavën, apo ekskursionet lërini në shtëpi.
-Çantat njëpërdorimshme
Mbajtja e një ose dy çantave të tilla është e përshtatshme dhe praktike, por jo një mal! Sa herë drejtoheni në dyqan për blerje nuk ka nevojë që të keni një mori çantash me vete, lini një ose dy të tilla në makinë dhe jeni në rregull.
-Shkumësa dhe lapsa me ngjyra
Nëse mendonit se ishte një punë e përditshme pastrimi i “veprës artistike” të fëmijës tuaj nga muret në shtëpi, tani imagjinoni ta pastroni atë nga pjesa e brendshme e makinës. Shkumësat mund të shkrihen, lapsat mund të rrjedhin dhe të gjitha mund të çojnë në një rrëmujë brenda makinës.
-Rroba dhe atlete për palestër
Lum ju që shkoni në palestër! Por mos harroni të merrni rrobat dhe atletet me djersë nga makina, përveç se nëse ju pëlqen të pastroni mykun nga rrobat tuaja.
–Laptop
Përveç rrezikut të sigurisë sepse dikush mund t’jua vjedhë nga makina, ekspozimi i gjatë ndaj temperaturave të luhatshme në makinë mund të ndikojë negativisht në jetëgjatësinë e baterisë të pajisjes elektronike. Një bateri e mbinxehur mund të shpërthejë në flakë, gjë që mund t’ju dëmtojë juve ose makinën tuaj./Hej.al