Moderatorja Brunilda Lahe ishte e ftuar në emisionin e përjavshëm “Albano Show” në Vizion Plus, ku veç përditshmërisë së saj, na ka zbuluar edhe disa sekrete.
Siç ishte ai i emrit. E pyetur nga aktori Albano Bogdo se kush ja kishte vendosur emrin Brunilda, moderatorja na tregoi se ishte e lumtur që kishte këtë emër, pasi alternativa për një emër tjetër ishte Shpëtime dhe kjo jo pa qëllim.
“Unë kam emrin Brunilda dhe sa mirë që e kam kështu, sepse alternativë tjetër e emrit do të ishte Shpëtime. Ditën që kam lindur unë ka bërë operacion zemre halla dhe atëherë ishte shumë e rrallë që të shpëtoje nga operacione të komplikuara të zemrës. Dhe meqenëse halla shpëtoi, nga familja e babait menduan që unë duhet ta kisha emrin Shpëtime, Timja. Dhe djali i vogël i hallës kishte një shoqe me emrin Brunilda dhe ai më ka vendosur emrin”, është shprehur moderatorja.
Mes të qeshurash aktori dhe moderatori i emisionit “Albano Show”, inskenoi sikur e ftuara e tij do të ishte Timja dhe jo Brunilda./Living