Shkencëtarët kanë bërë të qartë tetë masa shëndetësore që mund të ngadalësojnë procesin e plakjes së trupit me gjashtë vjet. Mbajtja e peshës trupore, sheqerit në gjak, kolesterolit dhe presionit të gjakut në kontroll, gjumë të shëndetshëm dhe aktivitet të rregullt fizik, duke mos pirë duhan mund të ngadalësojë procesin e plakjes me rreth gjashtë vjet, thonë ekspertët amerikanë.
Studimi i fundit sugjeron se ndjekja e këtyre masave promovon shëndetin e mirë të zemrës, e cila nga ana tjetër mund të ngadalësojë ritmin e plakjes biologjike deri në gjashtë vjet. Gjetjet, bazuar në të dhënat nga më shumë se 6,500 të rritur me një moshë mesatare 47 vjeç u prezantuan në konferencën e Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA) në Filadelfia, citon The Guardian. Studiuesit thanë se njerëzit me shëndetin më të mirë kardiovaskular ishin rreth gjashtë vjet më të rinj biologjikisht, sesa mosha e tyre aktuale.
“Këto gjetje na ndihmojnë të kuptojmë lidhjen midis moshës kronologjike dhe moshës biologjike dhe sesi ndjekja e zakoneve të jetesës së shëndetshme mund të na ndihmojë të jetojmë më gjatë”, tha Donald Lloyd-Jones, kryetar i grupit të shkrimit në AHA.
E rëndësishme për një jetë të shëndetshëm është që të kemi një stil jete të mirë.
“Të gjithë duan të jetojnë më gjatë por më e rëndësishmja, ne duam të jetojmë më të shëndetshëm më gjatë, në mënyrë që të mund të kemi cilësi të mirë të jetës për sa më shumë vite të jetë e mundur”, tha Lloyd-Jones, vullnetar i AHA.
Life’s Essential 8 synon të përcaktojë shëndetin e zemrës bazuar në katër masa të modifikueshme të stilit të jetesës dhe katër shënues shëndeti të modifikueshëm.nPër të matur moshën fenotipike ose biologjike të një personi, studiuesit kontrolluan metabolizmin e tyre, funksionin e organeve dhe inflamacionin. Përshpejtimi fenotipik i moshës është diferenca midis moshës biologjike të dikujt dhe moshës aktuale, me vlera më të larta që tregojnë plakje më të shpejtë biologjike. Pas llogaritjes së faktorëve social, ekonomik dhe demografik, studiuesit thanë se të kesh rezultatin më të lartë të Life’s Essential 8 do të thotë të kesh shëndet të mirë kardiovaskular e cila lidhej me një moshë biologjike rreth gjashtë vite më të re. Autori i studimit Nour Makarem tha: “Ne zbuluam se shëndeti kardiovaskular lidhet me plakjen biologjike të ngadalësuar, siç matet nga mosha fenotipike. Ne gjetëm gjithashtu një lidhje të varur nga doza ndërsa shëndeti i zemrës rritet, plakja biologjike ulet”.
Për shembull, mosha mesatare aktuale e atyre me shëndet të mirë të zemrës ishte 41-vjeç, por mosha mesatare biologjike e tyre ishte 36; dhe mosha mesatare aktuale e atyre që kishin shëndet të dobët kardiovaskular ishte 53-vjeç, megjithëse mosha mesatare biologjike e tyre ishte 57-vjeç.
Tetë masat shëndetësore të emërtuara nga Shoqata Amerikane e Zemrës:
1. Dietë e shëndetshme
2. Aktivitete fizike
3. Lënia e duhanit
4. Gjumë të shëndetshëm
5. Peshë nën kontroll
6. Kontrolloni kolesterolin
7. Kontrolloni sheqerin në gjak
8. Menaxhoni presionin e gjakut