Policia e Tiranës ka sekuestruar kamerat pranë kopshtit ‘Stinët’, ku një 3-vjeçare u dhunua nga edukatorja deri në thyerjen e këmbës.
Referimi në Prokurorinë e Tiranës është bërë me akuzën “keqtrajtimi i të miturve”, për shkak se edukatorja në pamjet e kamerave shihet teksa dhunon vajzën me vizore. Mësohet se janë tërhequr të plota të gjitha pamjet e kamerave të kopshtit për të hetuar rastin.
Po ashtu edukatorja Majlinda Dehima.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor, ndërsa ministria ka dhënë urdhër për mbylljen e çerdhes pasi nuk rezulton me licencë.