Nga Lira Gjika
Një baba shkoi në kopshtin e djalit dhe takoi edukatoren. Edukatorja sa e pa, filloi ti thotë shumë fjalë të mira për djalin e tij: që ishte një djalë i zoti, i mirë dhe, që e nderonte. Djali, që ishte prezent po priste i sigurt, reagimin pozitiv të babait, por babai, indiferent ndaj asaj, që dëgjoi, u përgjigj: se ai, djali i tij, nuk hante dhe prandaj kishte ardhur ta takonte, atë, edukatoren, që ti fliste djalit, “të ushqehej.”
Prindër, nëse ju fiksoheni te e ngrëna e fëmijës, automatikisht i keni kaluar në plan të dytë, gjithçka është njerëzore. Dhe keni paralizuar aftësinë individuale të fëmijës për tu realizuar. I transmetoni fëmijës frikën dhe nënvleftësimin e mundit të tij, për tu rritur si person dhe që e nderon familjen e tij. Me fiksimin te ushqyerja, ju ngulitni te fëmija mekanizmat e mbijetesës (pasi ushqimi është i lidhur direkt me mbijetesën.) dhe, padashje, i tregoni fëmijës që njerëzorja dhe përpjekjet e tij, fëmijës, nuk janë të rëndësishme.
Me kalimin e kohës, ju do të flisni për rëndësinë e mësimit, por atëherë kur duhej, ju nuk e vlerësuat dhe as që ju ra në mend për vlerat e njerëzores./hej.al