Foshnja e sapolindur që u braktis nga nëna në bodrumin e një pallati në kryeqytet, ndërroi jetë sot. Lajmi u bë I ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla
“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan Balla.
Mësohet se në dëshminë e saj nëna e foshnjës ka treguar se shtatzëninë e ka fshehur prej 9-muajsh pasi është e pamartuar. Po ashtu 30-vjeçarja ka deklaruar se shkak për braktisjen e foshnjës është bërë fakti që mos familjarët mos ta kuptonin ekzistencën e kësaj të fundit.
Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë./Hej.al