Nga sjellja, nga veshja, nga bakshishi, të gjitha detajet që bëjnë diferencën tek pasanikët e rinj dhe të pasurit e vjetër. Të gjitha i gjen në këtë shkrim dhe në fund ke edhe mundësinë të japësh mendimin tënd mbi temën.
Mënyra sesi flasin për pasurinë
Të pasurit e vjetër e pëshpëritin pasurinë. Festojnë dhe e shijojnë jetën duke mbajtur profil të ulët.
Të pasurit e rinj e bërtasin pasurinë.
Mënyra sesi sillen
Ata që janë të pasur rishtaz kanë tendencën t`i ulin të tjerët, sidomos ata që janë në shërbim.
Të pasurit e vjetër nuk e kanë vrazhdësinë e të pasurve të sapobërë.
Si sillen në dyqane
Të pasurit e rinj janë ata që duken edhe nëpër dyqane. “Të më shërbesh këtu mua, se e di ti sa para kam lënë unë në këtë dyqan”.
Të pasurit e hershëm janë ata që blejnë t-shirt dhe xhinse, por që kushtojnë shumë e në fund të thonë me mirësjellje: “Faleminderit për kohën”.
Në marrëdhënie pune
Kur pasanikët e rinj janë me nerva, diçka s`i ka ecur siç duan fillojnë ankesat: Kam punuar më shumë se kushdo. Jam më i disiplinuar se kushdo.
Mjafton të kujtojmë influencuesit këtu. Ata që reklamojnë në Instagram dietat perfekte, se bëjnë ushtrime dhe jetë strikte apo si e nisin ditën shuummë herët.
Si i lënë bakshishet
Mund të duket e çuditshme, por pasanikët e vjetër janë dorështrënguar. Nuk janë bujarë. Ata rrallë lënë bakshish në restorante apo rrallë japin dhurata shtesë monetare për stafin përtej pagës.
Kështu që nëse mund ta zgjedhësh, zgjidh të punosh për pasanikët e rinj (nëse janë vetëm paratë ato që të interesojnë).
Si i shpenzojnë paratë
Të pasurit rishtaz duke qenë se i kanë fituar paratë në një moshë të re dhe në mënyrë të shpejtë, kanë po aq tendencë t`i shpenzojnë.
Të pasurit e vjetër që i kanë fituar më me vështirësi janë më të ekuilibruar mendërisht me kërkesa të kufizuara dhe pa dëshirë për të shpenzuar para kot.
Kur bëjnë bamirësi
Zakonisht në rastet kur dhurojnë para, pasanikët e rinj duket sikur bërtasin: Më shikoni mua se po dhuroj.
Ndryshe nga të pasurit e vjetër që zakonisht i bëjnë këto gjëra se duhen bërë dhe pa shumë zhurmë. Ata mendojnë se ndarja e klasave është normale dhe për këtë arsye, ndihma është normale dhe ka rregulla të mirësjelljes për t’u respektuar.
Si sillen me fisin
Të pasurit e vjetër zakonisht kanë tendencën të mos e lënë në mëshirë të fatit fisin e gjerë. Ndryshe nga të pasurit rishtaz që punojnë fort për të bërë para e për të parë me përçmim pjesën e varfër të fisit. Më mirë i lënë një bakshish kamerierit, pasi i kanë bërtitur gjatë gjithë darkës, sesi të ndihmojnë një familjar.
Si e shikojnë veten
I pasuri i vjetër udhëton me qejf me Volvon e tij 30-vjeçare. I intereson që mund të blejë ç`të dojë, pavarësisht nëse i blen apo jo.
Kurse i pasuri i ri mendon se është munduar shumë për t`i fituar paratë dhe duhet të shfaqet në publik që të gjithë ta shikojnë se ka para.
Mendësia e krijuar që nga gjyshërit
Të pasurit që kanë lindur të tillë janë mësuar të shikojnë nga familjarët sesi janë sjellë me ata nën vete. Janë mësuar që ata që të shërbejnë herë pas here shpërblehen. Në gjeneratat e mëparshme, shënimet falënderuese, këshillat, dhuratat dhe mirësjellja ishin shenja të rëndësishme të të qenit i mirë-rritur. Se jeta nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Po ka edhe një arsye tjetër. Të pasurit e vjetër e dinë mirë se ç`kosto ka një reputacion i keq.
Një pikë kjo që u ka munguar atyre që janë rritur në varfëri.
Kur i varfri martohet me një të pasur
Zakonisht ata që janë rritur në varfëri, por martohen në derë ta pasur janë më të rrezikshmit. Janë ata të pasur të rinj që vishen më shtrenjtë, shfaqen më shumë dhe e përqafojnë më tepër arrogancën se askush tjetër.
Po ti si mendon? A ka lidhje momenti kur je bërë i pasur, me sjelljen?/Hej.al