Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ishte e ftuar në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus. Ristani tregoi për jetën përtej politikës dhe punës brenda Bashkisë së Tiranës.
“Përgjegjësia e nënkryetares është shumë e madhe, pasi i detyrohet të gjithë qytetarëve. Puna në administratë mund të bëhet interesante kur t’i përfshihesh. Kryetari ynë është shumë popullor dhe të ruan në pjesën e dukjes jashtë ambienteve.
Jeta ime në familje është me shprehjen “dashuria është shefi”. Kemi dashuri, por edhe kritika me njëri-tjetrin. Fëmijët i kemi lënë disi të lirë në mendimet e tyre dhe ata mund të marrin përgjegjësi apo vendime. Këtë mënyrë kemi zgjedhur për t’u kuptuar me fëmijët tanë. Sa i takon miqësisë kam vetëm miket e fëmijërisë që i ruaj edhe sot. Kam një çantë dhe e mbush me të gjitha gjërat që më duhen, në mënyrë që ta përdor në çdo kohë dhe moment që më duhet. Në mëngjes zgjohem me mendimin se cili është takimi i parë ku duhet të shkoj. ”,u shpreh nënkryetarja e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani./Hej.al