Bashkëpunëtorja e Hej.al Stela Kotri ishte sot pranë dyqanit Baby Boo, që ndodhet në afërsi të shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet. Për të folur për suplementet që japin energji dhe vitalitet fizikut tonë, siç është edhe kolagjeni, për të cilin po flitet shumë së fundmi. Valentina nga dyqani Baby Boo na tregoi disa sekrete të kolagjenit si proteinë që e ndihmon organizmin tonë, si dhe ju përgjigj shumë pyetjeve që kemi mbi përdorimin e kolagjenit si nga femrat dhe nga meshkujt.
“Kolagjeni mund të përdoret në çdo stinë, në çdo kohë, por periudha që duhet të konsumohet është 3 muaj. Pas 3 muajve duhet të bëhet një fazë pushimi e më pas të ripërdoret. Kolagjeni mund të përdoret nga femrat dhe nga meshkujt pas moshës 25 vjeçare.
Kolagjeni i Tipi I është me origjinë detare dhe më i plotësuar. Në trajtën e pluhurit, ose të tabletës me disa shije, limon, qershi apo çokollatë.
Kolagjeni Collmar Beauty është më specifik në pjesën e lëkurës, e hidraton, largon rrudhat e mimikës dhe ndihmon lëkurën.
Kolagjeni Drasanvi dhe Granions mund të përdoret për efekte të ndryshme në trup, si reduktimin e lodhjes, ndihmën e lëkurës, kockave, qarkullimin e gjakut, alergjive, zemrës dhe flokët. Këto produkte janë bimore dhe nuk kanë asnjë efekt anësor.”,tregoi ajo./Hej.al