Charles III feston sot 75 vjetorin. Kreu i shtetit britanik do të kalojë ditën duke kryer angazhime publike dhe më pas një darkë private në rezidencën e tij në Londër.
Charles do të organizojë gjithashtu një pritje në Buckingham Palace për 400 infermiere dhe mami si pjesë e festimeve të 75 vjetorit të këtij viti për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS) të drejtuar nga shteti. Në festën e mbrëmjes do të marrin pjesë familjarë dhe miq të ngushtë, megjithëse djali i tij më i vogël, Harry do të mungojë. Por thuhet se duka, i cili tashmë jeton në SHBA do të bëjë një telefonatë për ditëlindjen me babain e tij, citon artikulli.
Mbreti Charles është tani monarku i gjashtë më jetëgjatë britanik, pas Elizabeth II, Victoria, George III, Edward VIII dhe George II. Princi Charles Philip Arthur George lindi më 14 nëntor 1948 në Buckingham Palace, fëmija i parë i Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Ashtu si nëna e tij, e cila vdiq në moshën 96-vjeçare në shtator 2022, Charles ka mbajtur një ditar të ngarkuar të detyrave mbretërore, pavarësisht viteve të tij./Hej.al