Një foshnjë e lindur disa ditë më parë në Kanada kishte një ndryshim domethënës nga të porsalindurit e tjerë. Ishte pothuajse dy herë më i madh se mesatarja. Konkretisht, djali i Britteney Ayres, me emrin Sonny, në ditën e parë të jetës ishte i gjatë 55 cm dhe peshonte afër 8 kg. Jo çuditërisht, ai ka lindur me prerje cezariane. Ai theu rekordin e 13 viteve të fundit.
Gjinekologu i familjes, Dr. Asa Ahimbisibwe, u tha gazetarëve se ata prisnin që Sonny të lindte i madh, “por jo aq i madh. Kur e vendosëm në peshore ishim të sigurt.”, tha doktori, duke shtuar se kur e panë peshën e tij, mjekët dhe mamitë filluan të brohoritnin.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pesha mesatare e një djali të porsalindur është rreth 3.5 paund, ndërsa foshnjat më të mëdha zakonisht nuk i kalojnë 4.5 paund. Sipas Librit të Rekordeve Guinness, në vitin 1879 lindi foshnja më e rëndë në histori, me peshë 11 kilogramë, por ajo vdiq 11 orë pas lindjes.
Prindërit e Sonny-t, duke folur për CTV News, theksuan se ata synojnë që fëmija i tyre i pestë të jetë i fundit./Hej.al