Në TikTok, hashtagu #rosemaryoil ka tejkaluar 34 milionë shikime dhe aty propozohen metoda të ndryshme përdorimi për të shfrytëzuar përfitimet e vajit të rozmarinës. Rozmarina është vlerësuar gjithmonë për vetitë e shumta, por tani kjo bimë ka arritur një tjetër nivel fame.
Vaji i rozmarinës vlerësohet si një aleat i fuqishëm për shëndetin e flokëve. Ky vaj mund të forcojë qarkullimin dhe të përmirësojë furnizimin me gjak të gjëndrave të flokëve. Nga ana tjetër, vetitë anti-inflamatore ndihmojnë në reduktimin e acarimit të kokës, zbokthit dhe kruajtjes, duke siguruar një mjedis më optimal për rritjen e shëndetshme të flokëve.
Megjithatë ekspertët paralajmërojnë: Lënia e çdo lloj vaji në lëkurën e kokës për një periudhë të gjatë kohore mund të prishë mikroflorën e lëkurës, duke shkaktuar kruajtje dhe skuqje./Hej.al