Në rrugët plot lëvizje të Tiranës, ka një fjalë që “jehon” në ajër dhe shfaqet nëpër ndërtesat shumëngjyrëshe: bar. Po, e lexuat mirë! Fjala më e shpeshtë në emërtesa në Tiranë është fjala “bar”, tha Elsa Skënderi Rakipllari në “Opinion”, pedagoge në departamentin e gjuhësisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.
Duke marrë parasysh që Shqipëria është një nga shtetet me më shumë kafene në Europë në raport me popullsinë, fjala “bar” nuk ishte një surprizë. Fjalë të tjera që janë po aq trend sa bar, janë: travel, shop, exchange, farmaci, servise, argjendari. Lista më pas vijon me studio dhe bankë./Hej.al