Tapeti i kuq i “Power of Women” u mbush me yje të gatshëm për të festuar arritjet e grave për vitin 2023. Këngëtarja Dua Lipa ishte mahnitëse me fustanin e saj të kuq në eventin Power of Women të Variety 2023 të mbajtur në Kaliforni. Këngëtarja e cila ishte pjesë e një prej filmave më të suksesshëm ‘Barbie’ u pyet edhe për projektet e saj të ardhshme në aktrim.
Kur bëhet fjalë për aksesorët e saj, ajo mbante një çantë dore ‘Vivienne Westwood’ në ngjyrë të zezë. Dashuria e saj për Vivienne Westwood është e njohur. Pak kohë më parë në BRIT Awards, ajo kishte veshur një fustan të verdhë të personalizuar nga Vivienne Westwood që bëri bujë me pamjen e saj. Këngëtarja ishte e pranishme në event e shoqeruar me yje si Margot Robbie, Billie Eilish, Meghan Markle e shumë të tjerë.
Ja disa nga pamjet e yjeve në tapetin e kuq:
Dua Lipa
Billie Eilish
Margot Robbie
Emily Blunt
Meghan Markle
Carey Mulligan
Ariana Greenblatt
Dua Lipa, Margot Robbie dhe Ariana Greenblatt
/Hej.al