Kim Kardashian është cilësuar si një nga “Burrat e Vitit 2023” nga GQ dhe njerëzit ishin jo pak konfuzë. Çdo vit, revista e njohur zgjedh individë të fushave të ndryshme si kultura, argëtimi, moda dhe sporti, të cilët e kanë bërë vitin 2023 një vit për t’u mbajtur mend.
Në fotot e kopertinës, Kim shfaqet me një kostum të viteve ’80 dhe patatina Cheetos. Pas publikimit, njerëzit shkruan në rrjete sociale komente si: “Çfarë po ndodh? Kjo nuk ka kuptim?”, “Ajo është një burrë? Më bëtë lëmsh”, “E keni seriozisht?” etj. Nga ana tjetër, pati edhe komente që vlerësuan zgjedhjen e GQ. “Ajo duket shumë më mirë se ju burrat e tjerë,” tha dikush. “Ajo ka më shumë para se gjithë burrat në listë,” shtoi një i radhës.
Kim fitoi titullin ‘Burri i Vitit’ pasi zgjeroi perandorinë e saj shumë miliardë dollarëshe ‘Skims’ duke përfshirë veshjet për meshkuj. “Kim është Michael Jordan i brezit të influencuesve. Shumë 19-vjeçarë që nuk e kanë parë kurrë Jordanin të luante dhe nuk luajnë vetë basketboll, veshin Air Jordans çdo ditë. Ndoshta ju nuk shikoni Kardashians çdo javë, por jeni një klient i Skims.”,tha bashkëthemeluesja e ‘Skims’, Jens Grede.
Kim tha se ajo futi edhe veshje për meshkuj, sepse ajo “thjesht donte që burrat të zbulonin se për çfarë bën fjalë e gjithë zhurma rreth saj”.
Zgjedhja e një gruaje për titullin ‘Burri i Vitit’ nuk është një lëvizje e re. Jennifer Aniston ishte gruaja e parë që fitoi titullin në vitin 2005.
Gra të tjera që kanë qenë në kopertinën e ‘Burrit të Vitit’ janë Mila Kunis (2011), Rihanna (2012), Shailene Woodley (2014), Gal Gadot (2017), Serena Williams (2018), Jennifer Lopez (2019) dhe Megan Thee Stallion ( 2020).
CV-ja mbresëlënëse e 43-vjeçares përfshin dy linja bukurie, parfume të shumta, një pije energjike, një lojë celulare, një fond kapitali privat dhe kompaninë e saj të modës prej 4 miliardë dollarësh, SKIMS, e cila së fundmi u zgjerua për të përfshirë veshje për meshkuj./Hej.al