Titulli për “Bibliotekën më të mirë publike” në botë për këtë vit u dha nga International Federation of Library Associations and Institutions.
Ndodhet në Barcelonë dhe njihet si biblioteka “Gabriel García Márquez”. Ajo gjendet në lagjen Sant Martì, e cila mund të duket më modeste kur krahasohet me disa struktura në botë, por është votuar si më e bukura në botë. Pse?
Kjo është ndërtesa e parë publike në Barcelonë e ndërtuar tërësisht prej druri, për të reduktuar gjurmët e dioksidit të karbonit, mision i ndërmarrë nga vetë studioja arkitekturore, e cila e ka projektuar atë në mbi 4,000 metra katrorë. Janë katër kate në total, të cilave u shtohet edhe bodrumi.
Ndarja mes zonave të brendshme dhe të jashtme bëhet kaq natyralisht, sepse ndjesia e të qenit në një mjedis natyror në tërësinë e gjithë bibliotekës ndikon direkt në stimulimin e mendimit.
Kati i parë i kushtohet letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë, i kompletuar me ambiente të pajisura me lojëra për të gjitha moshat dhe një teatër për ata që kanë vështirësi me stimulimin njohës.
Kati i dytë lidhet me temat shkencore, ka me kompjuterë që mund të përdoren për konsultim.
Kati i tretë është projektuar për romanet, me një seksion shumë të madh kushtuar letërsisë latino-amerikane në nder të Gabriel García Márquez-it. Mes vëllimeve, filmave dhe disqeve, këtu është edhe zona e quajtur El Jardì, ku mund të ulesh mes bimëve, në një shtrat të varur apo kolltukë me thurje e të varur direkt nga tavani./Hej.al