Kur shikojmë dollapët, depot apo sirtarët e kuptojmë që shpesh kemi shumë sende që na duhen ose jo, por asnjëherë nuk vendosim dot nëse duhet t’i mbajmë apo t’i hedhim. Dollapet janë të mbushura me sende që ka kaluar shumë kohë që nuk i përdorim nga garderroba, por që ende i ruajmë aty për ndonjë vlerë të veçantë të tyren. Të ftuarat sot në Livingroom nga Brunilda Lahe në Vizionplus u shprehën se porosia për të mos hedhur gjë ka mbetur që nga kohët e vjetra, ku sendet dhe rrobat ruheshin kohë pas kohe në vite.
Ketrin Gjoca, moderatore, Greis Petroviç sipërmarrëse dhe Antoneta Koçi, influencer treguan se gjenden në po të njëjtën dilemë, duke mos vendosur dot nëse duhet t’i hedhin ose jo veshjet e tyre.
Takat, janë pjesa e garderrobës më pak e përdorur, pasi vajzat i përdorin edhe për vetëm një rast dhe më pas nuk ju kthehen më, duke i lënë në dollapë.
Moderatorja Ketrin Gjoca u shpreh se garderroba e saj është e pasur me shumë xhinse për shkak të stilit të saj të përditshëm të veshjes. Madje ajo tregoi se shpesh në shtëpi i mbeten edhe copat e prera nga veshjet pasi ato kanë te rrobaqepsja, veshje të shkurtuara ose të prera./Hej.al