Një kapele e Perandorit francez Napoleon Bonaparti doli sot në shtëpinë e ankandit Osenat në Fontainebleau të Parisit.
Ajo pritej të shitej nga 600.000 euro deri në 800.000 euro ose rreth 655.000 deri në 873.000 dollarë, por arriti në fakt rreth 1.9 milionë euro, rreth 2.1 milionë dollarë.
Kapelja e zezë dykëndore është një nga rreth 120 kapelet që Napoleoni ka mbajtur gjatë mbretërimit të tij në shekullin e 19-të. Ai e mbante kapelën anash për t’u dalluar më lehtë në betejë nga oficerët e tjerë që mbanin kapelet e tyre të kthyera përpara.
“Njerëzit e njohën këtë kapele kudo. Kur e panë atë në fushat e betejës, ata e dinin se Napoleoni ishte atje”, tha Jean-Pierre Osenat, kreu i shtëpisë së ankandeve Osenat, për BBC.
“Kur fshihej, ai gjithmonë e kishte në kokë ose në dorë dhe ndonjëherë e hidhte në tokë. Ky ishte imazhi, simboli i Perandorit. Kanë mbetur rreth 20 që janë autentike dhe rreth 15 prej tyre mbahen në muze”, shpjegoi ai.
Tarifa prej 1.932 milionë eurosh është një rekord i ri, duke tejkaluar vlerën prej 1.884 milionë eurosh që një koleksionist koreano-jugor pagoi për një kapele në vitin 2014.
Kutia prej druri e Napoleonit ishte gjithashtu në ankand. Ajo përmban disa nga brisqet e tij, një furçë dhëmbësh argjendi dhe një palë gërshërë. Të gjitha artikujt vijnë nga koleksioni i një koleksionisti të quajtur Jean-Louis Noisiez.
Ndërsa “Napoleon”, një film për ngritjen e perandorit në pushtet, do të shfaqet më 22 nëntor. Ai paraqet Joaquin Phoenix në rolin kryesor./Hej.al