Ne jetojmë në një botë të madhe, me një mori kulturash dhe zakonesh që mund të na duken paksa të çuditshme sidomos kur i dëgjojmë për herë të parë. Për shembull, në Islandë, nata e Krishtlindjes ka të bëjë me shkëmbimin e librave dhe kalimin e leximit në një qoshe komode me pak çokollatë. Ndërsa ne të gjithë e duam një pije të ftohtë për t’u freskuar nga nxehtësia gjatë verës, në disa vende aziatike, uji është pothuajse gjithmonë i nxehtë, pa marrë parasysh motin. Puna është se shumë nga këto zakone kanë një mbështetje të fortë shkencore.
Bright Side zbuloi disa praktika kulturore interesante nga e gjithë bota që mund të adoptohen lehtësisht nga të gjithë, për një shëndet të mirë dhe lumturi.
Japonezët besojnë në “onsen” për shëndetin.
Njerëzit në Japoni janë jo vetëm jetëgjatë por gjithashtu janë edhe të shëndetshëm. Studiuesit mendojnë se një arsye e fortë për këtë është zakoni i banjës së ngrohtë.
Japonia është shtëpia e shumë burimeve natyrore të ujit të nxehtë, dhe ka shumë hotele dhe banjë që kanë “onsens”, si në banjat natyrore, të nxehta.
Për ata që nuk jetojnë në këto zona, banjat me ujë të nxehtë në shtëpi janë normë dhe ekspertët mendojnë se këto përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm.
Në Azi, këpucët e jashtme nuk vishen në shtëpi.
Në shumicën e vendeve aziatike si India, Japonia, madje edhe disa vende evropiane si Holanda, këpucët jashtë lihen jashtë derës. Ideja është që të mos futen mikrobe dhe papastërti nga jashtë brenda shtëpisë, ku fëmijët më të vegjël apo edhe kafshët shtëpiake mund të sëmuren nga një infeksion. Mund të ngjajë si një zakon i vjetër, por ka prova shkencore pas saj.
Aziatikët besojnë në një pastrim vjetor të shtëpive.
Ne të gjithë pastrojmë një tavolinë të rrëmujshme ose një dollap të tejmbushur kur gjërat bëhen shumë të çrregullta. Por në Japoni, ekziston një praktikë e quajtur “Osouji”, një pastrim vjetor i shtëpisë për t’u përgatitur për Vitin e Ri. Shtëpia pastrohet nga lart poshtë dhe pastrohet për të pritur Vitin e Ri me pastërti.
Një praktikë e ngjashme ndodh në Indi, gjatë festivalit të Diëali, ku shtëpitë pastrohen dhe çdo send i papërdorur shënohet për donacione. (Zakon sa edhe shqiptar, por lajmi ynë nuk ka shkuar në Bright Side :).
Banjo pa kullues
Shumica e banjave amerikane nuk kanë një kullues në dysheme, përveç vrimës së kullimit në vaskë. Kjo e mban banjën të thatë, sigurisht, por gjithashtu bëhet paksa e bezdisshme nëse doni thjesht të pastroni banjën. Zakonisht është një ide e mirë që të keni një vrimë kullimi në një cep, për të ndihmuar në pastrimin e banjës.
Danezët dhe norvegjezët praktikojnë Hygge: një shtëpi komode.
Danezët dhe norvegjezët dinë të bëjnë një shtëpi komode dhe ky koncept quhet Hygge (shqiptohet si hoo-ga). Ideja është të bëni një shtëpi sa më të rehatshme dhe tërheqëse, duke krijuar kënde të vogla në të cilat dëshironi të zhyteni dhe thjesht të shijoni hapësirën që ju e quani shtëpi./brightside