Floriana Gara, drejtuesja për komunikimin në Partinë Demokratike ishte e ftuar në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus. Garo tregoi për jetën mes politikës dhe familjes, si dhe punën krahas zotit Berisha në Partinë Demokratike.
“Zgjohem më herët se të tjerët, bëj gati fëmijët si zakonisht. Ata vishen ose hanë diçka të shpejtë në mëngjes përpara se të ikin në shkollë.
Më pas unë mbetem me bashkëshortin për të pirë kafen e mëngjesit. Ne diskutojmë në atë moment planet për ditën apo diskutojmë se çfarë kemi për të bërë.
Unë bëj një punë që më pëlqen dhe e bëj me shumë pasion. Të pasurit si shefin tim Doktor Berishën më ka ndihmuar dhe lejuar të jem prezente edhe në jetën time familjare, për të qenë bashkëshorte dhe nënë, po ashtu si një grua e politikës.
Kam arritur ta ndaj kohën mes punës dhe familjes. Në politikë nuk ka shumë njerëz që të mbështesin. Mua më ka mbështetur në këtë rrugëtim zoti Berisha, ndërsa pjesa tjetër është një fushë e ashpër me shumë negativitet. Unë përpiqem me pozitivitetin tim të mbaj qetësinë dhe në deklarata të zbus tonet e ashpra. Unë mendoj se secili duhet të qëndroj në natyrën e tij, pasi edhe publiku është shumë inteligjent dhe e kupton kur ti del nga vetja. Për zotin Berisha mendoj se është një njeri me vlera që vetëm historia do ta gjykojë, për të gjithë njerëzit që tani e sulmojnë.”,u shpreh Garo./Hej.al