Nutricionistja Hyrida Basha live në Hej.al na shpjegoi se pse sapo vjen stina e dimrit ne fillojmë të hamë më shumë dhe më shpesh. Por, a nis kështu mbipesha?
“Nëse ti bën një ngrënie të karbohidrateve të thjeshta, kjo të shtyn të konsumosh më shpesh dhe kështu e gjitha depozitohet në dhjam. Karbohidratet komplekse depozitojnë më shumë energji në organizëm, duke na ndihmuar të ndihemi më gjatë të ngopur dhe të hamë më pak.
Ne konsumojmë shumë tani dhe gjatë festave dhe për trupin që duam në verë kujtohemi vetëm në prill apo maj. Por kaq pak kohë nuk mjafton. Trupi duhet të jetë i mirëushqyer gjatë gjithë vitit. Vitamina D është shumë e domosdoshme për trupin dhe nëse ne nuk e kemi në norëm, duhet ta marrim patjetër si suplement.”,u shpreh nutricionistja.
Kur temperatura e brendshme bie, trupi djeg më shumë kalori për të luftuar të ftohtin. Mendja jonë na thotë të vishemi më rëndë dhe ndonjëherë të konsumojmë ushqime ose pije të nxehta dhe të mbushura me kalori. Për t’u ngrohur pa konsumuar shumë kalori, mund të pimë çaj të nxehtë dhe të hamë supë me perime.
Shumica prej nesh ka një qëndrim të qetë kur bëhet fjalë për të pikturuar një pamje për veten tonë. Qoftë për shkak të temperaturës më të ulët, më pak rrezeve të diellit dhe gjatësisë së ditës apo rrobave të lirshme të dimrit në dollapin tonë, e vërteta është se ne priremi të hamë shumë më tepër. Sa më pak të lëvizim dhe të ushtrohemi, aq më shumë ka të ngjarë të plotësojmë këto boshllëqe kohore në jetën tonë të përditshme me ushqim./Hej.al