Gripi sezonal është një infeksion vral që sapo hyn dimri nuk i shpëtojmë dot. Por ka një mënyrë si mund ta kalojmë shëndetshëm. Eneida Çakërri, blogerja e gatimit të shëndetshëm ju sjell recetën për pijen e imunitetit për dimrin për të gjithë familjen, që mund të pihet siç është ose e holloni me ujë të nxehtë, i shtoni një lugë mjaltë dhe e shijoni si çaj.
Përbërësit:
1 lime
2 limona
2 portokalle
1 rrënjë xhinxher
2 rrënjë turmerik të vogla
750 ml ujë
I shtojmë në blender, i grijmë dhe i kullojmë./Hej.al