Brad Pitt nuk ka reaguar ndaj raportimeve të fundit, sipas të cilave, i biri, Pax Jolie-Pitt e quajti një “tr*p të klasit botëror” në një postim të hershëm në Instagram. Pavarësisht se në disa tabloidë shkruhet se Pitt mendon se situata është “dëshpëruese” dhe “zhgënjyese”, një burim i afërt me aktorin u shpreh për Page Six se asgjë nuk është e vërtetë.
“Është thjesht për të ardhur keq që njerëzit do të vazhdojnë të përpiqen të përfshijnë fëmijët në të tilla situata,” tha burimi. Burimi shtoi se Pitt nuk i ka përmendur fëmijët e tij në media në lidhje me divorcin e vitit 2016 nga Angelina Jolie ose betejën e tyre të vazhdueshme për kujdestarinë – dhe ai do të vazhdojë të heshtë.
Jolie dhe Brad u ndanë në vitin 2016. Ndarja erdhi pasi Pitt i vendosi njërit prej fëmijëve duart në fyt dhe goditi në fytyrë një tjetër gjatë një sherri në një anije private, thanë avokatët e Jolie në vitin 2022./hej.al