Njerëzit e modës e konsiderojnë një nuancë të caktuar si ngjyrën e sezonit, por kur ajo zgjidhet njëkohësisht nga dy vajza të famshme, kjo i bën të gjithë që t’i kushtojnë vëmendje. Ashtu si Hailey Bieber u fotografua nga paparacët me një çantë të madhe në ngjyrë të kuqe, edhe Dua Lipa na sinjalizoi se ka bërë të njëjtën zgjedhje gjatë udhëtimit të fundit në Tokio.
Këngëtarja postoi në Instagram një album fotosh nga udhëtimi në Tokio në disa vendndodhje të ndryshme, një në vizat e bardha të qytetit që “zien” nga turistët në çdo periudhë të vitit, e të tjera brenda restoranteve apo ambienteve që Dua ka zgjedhur të shijojë në ditët e qëndrimit atje.
Për stilin e veshjes, këngëtarja veshi xhaketë oversize, çizme të gjata mbi gju, geta të holla të zeza, por sytë e të gjithëve mbetën te çanta.
Një çantë e madhe, që mund të mbahet në krahë ose në dorë, Dua e zgjodhi këtë aksesor në dy daljet e saj, edhe në rrugët e Tokios, edhe në restorantin ku ishte e veshur me pallton e gjatë prej pellushi, në nuancë bardhë e zi dhe me motive animal.
Të njëjtën çantë e zgjodhi edhe Hailey Bieber, duke konfirmuar me këtë aksesor kapërcimin me shumë stil nga njëra stinë në tjetrën, me nuancën e të kuqes në bordeaux që duket se do të jetë ngjyra e preferuar e VIP-ave dhe jo vetëm!/hej.al