Një alarm është ngritur në SHBA nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, lidhur me disa pije që ofrohen në qese plastike me shije të ndryshme. Kjo pas raportimeve për nivele të larta të plumbit në gjak tek fëmijët ndërsa FDA kërkon tërheqjen e këtij produkti nga raftet e marketeve, citon CNN.
FDA po kontrollon për kontaminim të mundshëm dhe se konsumatorët nuk duhet t’i blejnë ato. Pasi autoritetet shëndetësore kanë raportuar për niveleve të larta të plumbit në gjak tek fëmijët që konsumonin këto pije, të cilat ishin prodhuar në Ekuado, informon Dritare.net. Ka pasur 52 raporte të sëmundjes në mesin e fëmijëve nën moshën 4 vjeç në 25 shtete. Në një mostër produkti WanaBana, niveli ishte 200 herë më i madh se ajo që FDA kishte propozuar në draft udhëzuesin e mëparshëm për produktet e destinuara për bebe dhe fëmijët e vegjël.
“Nëse klientët e kanë këtë produkt, ata këshillohen të ndalojnë përdorimin e tij menjëherë dhe ta kthejnë atë në vendin e blerjes për një rimbursim të plotë”, thekson FDA.
Produktet e tërhequra duhet të hidhen duke i hapur qeset dhe duke i zbrazur në plehra përpara se ta hedhin paketimin, thotë FDA, në mënyrë që dikush të mos i nxjerrë nga koshi dhe t’i konsumojë, informon Dritare.net.Plumbi është toksik për njerëzit dhe nuk ka asnjë nivel të sigurt. Ekspozimi zakonisht nuk është i dukshëm menjëherë, por mund të shkaktojë vonesa në zhvillim tek fëmijët. Simptomat fillestare të helmimit me plumb mund të përfshijnë dhimbje koke, stomaku dhe muskujsh, të vjella, anemi, nervozizëm, lodhje dhe humbje peshe./