Zonja e Parë e Koresë së Jugut Kim Keon-hee ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar. Kim Keon-hee dhe bashkëshorti i saj Yoon Suk-yeol janë pritur nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla.
Por ajo që ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale është se zonja Hee, ish-drejtuese e një kompanie të planifikimit të ngjarjeve artistike është 51 vjeçe dhe duket shumë më e re.
Duke folur për Femail, një dermatologe kozmetike zbuloi se “pamja e jashtëzakonshme e zonjës Kim që sfidon moshën” mund t’i atribuohet një kombinimi trajtimesh të ndryshme.
Dermatologia Einas Mousa tha: “Fillers dhe botox përdoren për të arritur një pamje më të freskët pa pasur nevojë për kirurgji. Këto trajtime mund të ndihmojnë në zbutjen e rrudhave të holla dhe rivendosjen e volumit, duke i dhënë një pamje natyrale dhe më rinore.”
Pamja shkëlqyese e Hi-së i atribuohet edhe “makijazhit minimal” që përdor, por edhe kujdesit shumë të mirë që bën për lëkurën e saj.
“Shkëlqimi në fytyrë i Zonjës së Parë mund të jetë rezultat i një rutine të veçantë të kujdesit të lëkurës, ndoshta duke përfshirë kozmetikë të nivelit mjekësor dhe produkte të avancuara të kujdesit të lëkurës. Përveç trajtimeve profesionale, faktorët e stilit të jetesës si dieta e ekuilibruar, stërvitja e rregullt dhe hidratimi i duhur luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një pamjeje rinore.”, tha Einas.
Ekspertja e bukurisë Laura Kay komentoi se Hi shfaqej “e gjallë, rrezatuese dhe krejtësisht natyrale”. Ajo shpjegoi: “ Kim Keun Hee përdor grim minimal, duke theksuar sytë dhe buzët e saj. Flokët e saj janë gjithmonë të stiluar thjesht në mënyrë që të mos tërheqin vëmendje, Me procedura delikate, ju mund ta ktheni orën dhe të dukeni të rinj dhe të freskët. Zonja e Parë padyshim ka qasje në metodat më të mira dhe duket se ka bërë fillers dhe botox pasi lëkura e saj duket pak e shtrirë. Rutina e saj e përditshme e lëkurës është një prioritet për të, ndërsa produktet e shtrenjta për kujdesin e lëkurës janë pjesë e sekreteve të saj të bukurisë. Unë imagjinoj se ajo investon në peeling të avancuar dhe trajtime me lazer për ta mbajtur lëkurën të duket e freskët dhe e shëndetshme.”/hej.al