Merriam-Webster, për të pasqyruar kohërat në të cilat po jetojmë, ka zgjedhur një fjalë të pranishme kudo si fjalën e vitit 2023: autentik/e.
Fjalori online thotë se ka pasur një numër të madh kërkimesh për përkufizimin e fjalës për disa vite, por viti 2023 pati rritje të konsiderueshme, falë “historive dhe bisedave rreth inteligjencës artificiale, kulturës së të famshmëve, identitetit dhe rrjeteve sociale”.
Arsyeja pse kaq shumë njerëz e kërkojnë është fakti se “autentik/e” ka disa kuptime, duke përfshirë “jo të rreme apo imitim” dhe “i vërtetë me personalitetin, shpirtin apo karakterin e dikujt”.
Fjalori tha se fjala ka qenë gjithashtu një term i favorizuar nga të famshëm si këngëtarët Lainey Wilson, Sam Smith dhe Taylor Swift, të cilët u kanë kërkuar fansave të tyre të “gjejnë veten e tyre autentike”.
Vitin e kaluar, Merriam-Webster – një kompani që prodhon libra dhe është e njohur për fjalorët e saj – zgjodhi fjalën gaslighting si fjalën e vitit.