Le të themi që Bill Gates është shkëputur pak nga rolet e tij të përhershme, si Microsoft apo filantropia dhe është fokusuar tek profecitë për të ardhmen teknologjike të planetit. Veçanërisht, objekti i reflektimeve të tij profetike, përveç pandemive, është Inteligjenca Artificiale.
Një herë thotë se “do të shkatërrojë kompani si Google dhe Amazon” apo se do të shkatërrojë njerëzimin, nga ata tjetër thotë se është “rrezik real, por i menaxhueshëm.” Këtë herë Bill Gates thotë se në të ardhmen njerëzit do punojnë vetëm tre ditë në javë. Pjesën tjetër të punës do ta bëjnë robotët e Inteligjencës Artificiale.
Një tjetër parashikim thoshte se çdo njeri do të ketë robotin e tij. “Nëse në fund të fundit do të arrijmë në një shoqëri ku vetëm tre ditë do të duhet të punojmë, ndoshta do të jetë më mirë”, thotë ai./hej.al