Franca do të prezantojë një skemë që do të subvencionojë riparimet e veshjeve dhe këpucëve në mënyrë që të zvogëlojë ndotjen e planetit nga industria e tekstilit.
Sipas skemës, e cila u njoftua nga Sekretari i Shtetit për Ekologjinë Bérangère Couillard të martën, subvencionet që variojnë nga 6 euro (7 dollarë) në 25 euro (28 dollarë) do të jenë të disponueshme në varësi të kompleksitetit të riparimit.
“Kjo mund të inkurajojë pikërisht njerëzit që kanë blerë, për shembull, këpucë nga një markë që prodhon këpucë të cilësisë së mirë që ti rregullojnë ato në vend që t’i heqin qafe,” tha Couillard në një konferencë shtypi./hej.al