Macaulay Culkin do të marrë një yll në Hollywood Walk of Fame. Ylli i filmit “Home Alone” që luajti Kevin, djalin e shkathët që prindërit e harrojnë në shtëpi e nisën për udhëtim, është simbol i çdo fundviti. Filmi shfaqet sidomos gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe kur më mirë se në këtë sezon festash do të ishte marrja e këtij shpërblimi.
Catherine O’Hara, aktorja e cila luajti nënën e tij në film do të jetë një nga folëset në ceremoninë e ardhshme. Nëna e tij e vërtetë do të flasë gjithashtu.
Ai do të jetë personazhi publik i 2765-të që merr yll në Hollywood Walk of Fame./Hej.al