Pearl nuk është një qen i zakonshëm. Ajo është aq e vogël, sa pronari i saj mund ta fusë atë në xhep. Chihuahua, e cila ka të njëjtën gjatësi me një kartëmonedhë dollari, është emëruar qeni më i shkurtër në botë nga Rekordet Botërore Guinness.
Pronarja e saj Vanesa Semler tha për Guinness World Records: “Ne jemi të bekuar që e kemi atë. Dhe të kemi këtë mundësi unike për të thyer rekordin dhe për të ndarë me botën këtë lajm të mahnitshëm.” Rekordi i Pearl u konfirmua pasi ajo u mat në Spitalin e Kafshëve Crystal Creek në Orlando, Florida, ku lindi./Hej.al