Teksa kaloni kohë në TikTok, do të hasni qindra tendenca të flokëve duke u përpjekur t’ju bindin t’i provoni këtë dimër. Edhe pse pak a shumë, të gjithëve na pëlqen të marrim frymëzim nga përmbajtja e këtij aplikacioni, e vërteta është se shumë rrallë gjejmë një trend që mund të na mahnisë vërtet.
Megjithatë, këtë sezon ka një ngjyrë që i ka bërë të gjithë bashkë, nuanca e “Teddy Bear”. Hashtag-u #teddybearblonde tashmë ka mbi 80.000 shikime në TikTok dhe të famshëm si Rihanna dhe Sofia Richie kanë nisur ta përqafojnë trendin.
Ngjyra e flokëve është menduar të jetë e ngjashme me atë të një arushi pelushi, me një kombinim të nuancave bionde dhe kafes së errët. Rezultati është i mrekullueshëm. Ky trend është perfekt për muajt e dimrit falë nuancës së tij të ngrohtë dhe mënyra më e zakonshme për të arritur këtë pamje do të ishte të bëni balayage./hej.al