Pasi shqiptarët festuan 111 vjetorin e Pavarësisë, reperi kanadez Drake ka zgjedhur një nga format më të bukura për të na përshëndetur, ndonëse mund të mos jetë edhe e qëllimshme data e përzgjedhur për publikimin e videoklipit të ri.
Drake ka publikuar këngën e tij më të re “Polar Opposites” dhe ajo çka bie fuqishëm në sy, janë detajet me motive shqiptare, kryesisht në xhaketën që ai mban veshur, dhe po ashtu edhe modelët shoqërues.
Por, nuk mbetet me kaq, pasi në vargjet e këngës, ai duket se pyet dikë duke i thënë “Nuk e di se si bëhen gjërat në Prishtinë”, duke përmendur kryeqytetin e Kosovës./Hej.al