Muaji dhjetor është muaji i festave të fundvitit. Gjë që do të thotë se të gjithë kanë hyrë në atmosferë festive. Ndaj është momenti ideal për të futur festat edhe në trajtimet e bukurisë, një prej të cilave është edhe manikyri.
Një manikyr i kuruar do të shkonte shumë edhe me veshjen tuaj në tryezat festive. Më poshtë do të gjeni disa ide për të bërë vetë apo në qendër estetike modelin që do ju pëlqejë. Idetë janë të zgjedhura nga Instagram-i. Modele të thjeshta, me detaje të kuqe, të gjelbërta e të florinjta, ngjyrat bazë të festave.