Influencuesja dhe trashëgimtarja amerikane Madelaine Brockway ka realizuar dasmën e ëndrrave. Ajo ka shpenzuar 58 milionë euro për të marrë me qira Château Villette për ceremoninë, akomodimin për një natë në Pallatin e Versajës, një koncert privat nga Maroon 5, një drekë private në Suitën Chanel Haute Couture në Ritz, një darkë provash në Opera dhe festa nën Harkun e Triumfit, aeroplanë privatë për të ftuarit, akomodim luksoz me pesë yje, shëtitje përgjatë Seine dhe patjeterë Dior krijon një fustan ëndrrash.
Brockway e cila u martua me agjentin e muzikës Jacob LaGrone, në atë që tashmë është quajtur “dasma e shekullit”. Babai i miliarderes, Robert “Bob” Brockway, është një manjat i suksesshëm që shërben si president dhe CEO i Bill Ussery Motors. Ai është i martuar me Paula Brockway, nënkryetare e degës së Mercedes-Benz Coral Gables.
Sipas disa mediave amerikane, pak javë më parë Bob shiti dy nga koncesionarët e tij për një shumë afër 650 milionë dollarë. Sipas disa portaleve në internet, pasuria e 26-vjeçares do të shkonte në 500 milionë dollarë./hej.al